Aktualitet

Politikanët me radhë në SPAK/ Balla thirret për të dëshmuar për çështjen “Partizani”

Shkruar nga Liberale
Politikanët me radhë në SPAK/ Balla thirret për të

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Balla është thirrur për të dëshmuar çfarë informacionesh disponon për çështjen “Partizani”.

Ky kallëzim është bërë nga vetë Balla për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh.

Nëpërmjet kësaj padie Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.

Më herët, Balla lajmëroi në Facebook se do të paraqiten prova të reja, duke u shprehur se shpresonte që drejtësia do t'ishkonte deri në fund.

"Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund!", shkruante Balla.

Klubi sportiv “Partizani” ka qenë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku sot janë bërë ndërtime të reja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH