Aktualitet

Policia, apel shoferëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme në rrugë

Shkruar nga Liberale
Policia, apel shoferëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme në

Për shkak të motit të keq që ka përshirë vendin, Policia e Shtetit iu bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes maksimal.

Ata kërkojnë që shoferët të shamngin lëvizjet e panevojshme në rrugë dhe të përdorin zinxhirët e gomave për automjetet, sidomos në akset rrugore me deborë dhe me ngrica.

“Nisur nga moti i keq me reshje shiu pothuaj në të gjithë akset rrugore të vendit dhe reshjet e borës në zonat malore, Policia Rrugore tërheq vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre që qarkullojnë në zonën e Dajtit, në Fushë Labinot, në Qafë Plloç, në Pogradec, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Llogara e Qafë Muzinë, për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin ndodhen në shërbim 24 orë, në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin zinxhirët e gomave për automjetet, sidomos në akset rrugore me deborë dhe me ngrica", thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH