Situata brenda shtëpisë së BBV duket shumë e tensionuar, ndërsa Kiara dhe Luizi nuk janë aspak të kënaqur me mënyrën sesi i ka trajtuar deri tani produksioni, ku shpesh herë i kanë nxjerrë keq në prime, me debate të stisura që kanë marrë vëmendje maksimale.
Këtë herë nuk kanë duruar dot kunjat dhe fërkimet me Olta Gixharin që gjate darkës së shtruar pas Prime ka provokuar Luizin duke i thënë se përdor dhune ndaj Kiarës dhe se gjithashtu duhet të dalë. Kiara ndërhyri në mes duke i thënë “po ty çfarë të duhet se çfarë bën Luizi me mua” por Olta ia ktheu “jam banore e shtëpisë, ja çfarë me duhet”.
Pasi ka akuzuar Luizin sërish për dhunë ky i fundit ka marrë Kiarën dhe kanë shkuar në ambientet e brendshme teksa kanë biseduar.
“Hajde dalim o Luiz, nuk rrihet më këtu na e shpifen fare këta” tha Kiara.
Më pas Luizi shtoi: “Nëse produksioni ose dikush thotë sërish se përdora dhunë marr valixhet dhe iki dal nga ajo dera. Mjaft më, nëse e kanë ndarë mendjen…”
“Po na e shpifin për Zotin. Qe kur i vjen atyre keq për mua njëherë. Çfarë njerëzish deri dje as u interesonte. Po na luajnë mendsh kështu, më mirë të dalim.”