Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në Fushë-Krujë.
Mjeti tip ‘Benz’ ka përplasur një të mitur dhe është larguar nga vendngjarja.
Sipas policisë, “më datë 04.10.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, dyshohet se një automjet tip "Benz", në pronësi të shtetasit E. B., ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit”.
Pas aksidentit, i mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.