Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar për fajtorët e tërmetit të 26 nëntorit, që la pas 51 viktima.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se ka qenë mëngjedisn e së martës në Thumanë dhe ka parë nga afër se si pallatet e shkërmoqura nga tërmeti nuk kishin asnjë grimcë llaç.
Sipas tij, ato 'viktima fatkeqe i vrau termeti ne bashkepunim me papergjegjshmerine njerezore'.
Postimi i plotë i Petro Koçit
Kam qene ne Thumane qysh ne oret e para te mengjesit te dates 26 Nentor.
Jam deshmitar jo vetem i perpjekjeve vetemohuese te ekipeve tona te shpetim kerkimit, por edhe i pamjes se rrenojave te pallateve te shkermoqura nga termeti.
Deshmoj para kujtdo se tullat silikate ne pirgun vrases ishin te pastra nga cdo grimce ish llaci.
Dukej qartazi se materiali lidhes thuajse nuk egzistonte. Copa llaci nuk dukeshin gjekundi. Kishte vetem rere dhe pluhur krahas tullave te cilat dukej sikur sapo kishin dale nga fabrika.
Pjeset e derrmuara te trareve dhe transversat ishin tejoksiduar dhe ishin nxire nga lageshtira dhe mosha.
Prokuroria ishte aty gjate gjithe kohes. Jam i sigurt se ata i kane marre provat e duhura per te arsyetuar shkaqet e mosrezistences ndaj termetit.
Ne gjykimin tim ato viktima fatkeqe i vrau termeti ne bashkepunim me papergjegjshmerine njerezore.
Duhet te gjithe ti veme gishtin kokes!
Ligjvenes, shtetare, ekzekutive, specialiste, projektues, zbatues, ndertues, mbikqyres, notere, qytetare! Prokurore, gjykates!
Te gjithe!/Gazeta Liberale