(Foto ilustruese)
Një makinë është djegur gjatë natës në rrugën "Jordan Misja" në Tiranë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip ‘Fiat’ ishte parkuar, ndërsa në rrethana ende të paqarta u përfshi nga flakët.
Zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa po hetohet rreth shkaqeve të ngjarjes. /Gazeta Liberale