Aktualitet

PD propozon tjetër formulë për përzgjedhjen e trupave të KQZ

Shkruar nga Liberale
PD propozon tjetër formulë për përzgjedhjen e trupave

Partia Demokratike del me tjetër propozimi për formulën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas "News 24" në këtë propozim të radhës PD sygjeron që përzgjedhja të bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.

Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3.

Më Pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit. Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH