
Kryeministri Edi Rama thotë se shembja e Teatrit ishte menduar që nga koha e komunizmit ku u premtua një godinë e re dhe nuk u bë kurrë.
“Nëse flasim për periudhën kur kam qenë në krye të PS në opozitë ajo godinë është dashur e menduar të shembet jo nga demokratët e as nga socialistët, por nga vetë komunistët shumë vite më parë, është premtuar disa herë që do ndërtohet teatër i ri dhe nuk u bë kurrë. Madje është fakt i njohur që i ndjeri Naim Frashëri pësoi një të ftohur shumë të rëndë që i mori dhe jetën në atë lloj zgafele që në dimër është frigorifer dhe në verë sallë”, ka thënë Rama. /Gazeta Liberale