Aktualitet

PD denoncon koncesionin në Portin e Durrësit: Do paguhen 30 mln euro

Shkruar nga Liberale
PD denoncon koncesionin në Portin e Durrësit: Do paguhen 30 mln euro

Partia Demokrate ka denoncuar qeverinë për tranferimin e Terminalit të Kontenierëve në Portin e Durrësit, tek ata që PD i quan klientë të qeverisë.

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, në një konferencë për media, u shpreh se qeveria hapi procedurën koncensionare, por pas saj fshihet një faturë e kripur në Arbitrazh, pasi qeveria detyroi kompaninë koncesionare që të largohet për t’ia dhënë atë një tjetër klienti të radhës.

“Në ditët e para të shtatorit u hap një procedurë koncencionare për një nga kalatat e Portit të Durrësit. Një koncesion që do të zgjasë 5 vite, me një kosto prej 30 milionë eurosh për buxhetin e shtetit.

Por çfarë fshihet pas kësaj procedure? Pas kësaj procedure fshihet një faturë e kripur në Arbitrazh, pasi qeveria detyroi kompaninë koncesionare që të largohet për t’ia dhënë atë një tjetër klienti të radhës.

Fatura që rrezikon qeveria shqiptare prej 100 milionë eurosh i shtohet njëkohësisht faturës së çështjes Beccheti dhe të çështjes Aktor. Në total janë tre çështje, të cilat e çojnë vlerën në 250 milionë euro. Të treja, çështje që kanë ardhur si rezultat i korrupsionit, babëzisë, mungesës së vizionit dhe ndihmës që qeveria do t’u japë klientëve dhe oligarkeve të saj”, shprehet Tabaku.

Ish-deputetja shpjegon se qeveria largoi kompaninë që merrej me Portin, hapi koncencionin dhe e mbylli atë për 20 ditë, ndërkohë që duhej të bënte një thirrje për tender ndërkombëtar që të zgjaste 52 ditë.

Kjo sipas saj vërteton se koncensioni i kalasë së Portit të Durrësit për 5 vite për 30 milionë euro është një aferë e pastër korruptive, pa garë dhe pa bërë asnjë investim.

“Koncensioni i kalatës se Portit të Durrësit për 5 vite për 30 milionë euro është një aferë e pastër korruptive. Në qoftë se do të kishin larguar thjesht një kompani që këtë Port ta menaxhonte shteti dhe që përfitimet t’i merrte buxheti i shtetit, sigurisht që historia do të kishte qenë ndryshe. Por u detyruan dhe larguan kompaninë, e hapen koncencionin për pak ditë, e kanë mbyllur atë për 20 ditë. Ndërkohë që duhej të bënin një thirrje për tender ndërkombëtar që të zgjaste 52 ditë, për t’ia dhënë atë klientit të radhës.

Ky është një transferim i pastër dhe i qartë i fondeve publike nga buxheti i shtetit tek një koncencionar, që nuk do të bëjë asgjë dhe praktikisht nuk do të bëjë asnjë investim, sepse investimet, mirëmbajtjen do të vazhdojë që do t’i beje Porti i Durrësit.

Partia Demokratike do të vazhdojë që ta ndjekë këtë aferë në detaje.

Do të vazhdojë që të shohë lidhjet në momentin që publikohet tenderi. Do të vazhdojë që ta denoncojë këtë, ashtu siç ka bërë me çdo afere tjetër korruptive.

Tenderi që duhej të kishte zgjatur 52 ditë dhe që do të zgjasë vetëm 20 ditë, është një tjetër shkelje, një tjetër vjedhje në buxheti e shtetit nga ana e Ramës, ministrave dhe kujtdo që është duke firmosur këto dokumente tenderi”, shton Tabaku.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH