Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar takimin e përfaqësuesve të opozitës për Reformën Zgjedhore.
Patozi shkruan se përshëndet dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke i hapur rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare
"Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës
Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…", shkruan Patozi./Gazeta Liberale