Kosova

Pas shoferit ndërron jetë edhe mjeku i urgjencës, ishte fejuar pak muaj më parë

Shkruar nga Liberale

Mentor Salihi, doktor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë ndërroi jetë disa ditë pas një aksidenti me ambulancë. Salihi ka qenë në autoambulancën e cila u aksidentua më 30 qershor në lagjen “Dardania” në Gjakovë.  Dhoma e Mjekëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

Mjeku Mentor Salihi i cili ndodhej në autoambulancën e aksidentuar ditë më parë në Gjakovë vdiq gjatë ditës së martë në QKUK. Mjaft i ri në moshë, ai ishte nisur për të shpëtuar jetë, por fatkeqësisht humbi jetën e tij rrugës për në emergjencë.

I ndjeri, karrierën e tij profesionale e kishte nisur në fillim të këtij viti, ku ishte punësuar si mjek, ndërsa kishte diplomuar një vit më parë. Sa i përket jetës private, mjeku Salihi ishte fejuar vetëm tre muaj më parë. Ndërsa reagimet për vdekjen e tij janë të shumta, ku kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, i ka shprehur ngushëllime familjes së mjekut, ndërsa në të njëjtin aksident humbi jetën pak ditë më parë edhe shoferi i ambulancës Skofiar Gjini.

“Pak ditë pas aksidentit të rëndë të trafikut në lagjen Dardani në Gjakovë, nga lëndimet e marra sa ishin në krye të detyrës, u shua vozitësi Skofiar Gjini, ndërsa sot betejën për jetën e humbi edhe Dr. Mentor Salihi!  Dy vdekje të rënda të dy të rinjve të cilët në punën e tyre duke shpëtuar jetë të tjerëve, u shuan në aksident trafiku!”

“Humbje e madhe për familjet e të ndjerëve, kolektivin dhe për të gjithë që i njohën dhe i deshën!”

“Dy jetë u këputen në mes, në kohën kur po jepnin më së shumti nga vetja dhe kur shumë më tepër donin nga jeta!”

“Ngushëllimet më të thella familjarëve, kolegëve dhe gjithë Gjakovës! U prehshin në paqe shpirtrat e tyre!”, shkruan Mimoza Kusari. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH