
Pas takimit për mbi një orë me kryeministrin Rama, ndihmës Sekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike. Diplomati amerikan është shoqëruar në selinë blu edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Ai do të takohet me kryetarin demokrat Lulzim Basha, ndërsa u prit në hyrje nga sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi dhe depueteja e zgjedhur demokrate, Jorida Tabaku.
Ndihmës Sekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker po zhvillon një tur takimesh në Ballkan. Pas vizitës në Milano, ai vizitoi sot Tiranën, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Ohrit, ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë”, për të theksuar mbështetjen e SHBA për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin.