Globi

Pas protestave në Bejrut, dorëhiqet qeveria libaneze

Shkruar nga Liberale
Pas protestave në Bejrut, dorëhiqet qeveria libaneze

Qeveria e Libanit ka dhënë dorëheqjen pas shpërthimit shkatërrues të javës së kaluar në portin e Bejrutit që pasuan me protesta, njoftoi ministri i Shëndetësisë së këtij vendi.

Hamad Hassan tha se vendimi ishte marrë nën presion në rritje nga qytetarët dhe të disa ministrave të cilët kishin paralajmëruar se do të jepnin dorëheqjen.

“E gjithë qeveria dha dorëheqjen,” u tha ai gazetarëve në fund të një takimi të kabinetit qeveritar.

Ai shtoi se kryeministri Hassan Diab do të shkojë në pallatin presidencial për të “dorëzuar dorëheqjen në emër të të gjithë ministrave”.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH