Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor për kërkesën e presidentit Meta për afatin e mandatit të kreut të KED, Ardian Dvorani i është përgjigjur Presidntit, duke hedhur poshtë argumentët e tij.
Dvorani thotë se presidenti duhet të jetë më i përmbajtur, ndërsa thekson se as ai dhe as KLGJ nuk kanë asnjë kompetencë për kërkesën me mandatin.
“Presidenti duhet të jetë më i përmbajtur, s’mund të godasë institucione të pavarura, ai nuk ka kompetencë, si dhe as KLGJ. Emërimet në Gjykatën e Lartë nuk janë si në gjykatën Kushtetuese, nuk bëhen me emra por me pozicione. KLGJ emëron gjyqtar dhe jo të zëvendësojë mandate. Do të qëndroj në detyrë derisa të vijë pasardhësi" thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Dvoranit.
Sipas Dvoranit as Sokol Sadushi, as Ervin Pule dhe Ilir Panda nuk janë pasuesit e tij ç'ka do të sillte lirimin e postit pasi mandati i ka përfunduar. E më tej shton ai si takon KLGj-së të merret me mandatin e tij pasi s'ka tagër.
Më herët ishte presidenti Ilir Meta që i kërkoi KLGJ të shprehet për mandatin e përfunduar të Dvoranit si gjyqtar, i cili njëherazi është edhe kreu KED./Gazeta Liberale