Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është ekzekutuar edhe arrestimi i gruas që shfaqet në videoskandalin e Gjicit, e njohur si Alma Kaci.
Ekzekutimi i arrestimit të saj është bërë në Shkodër.
Ndaj saj, pas arrestimit Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për masën e sigurisë “arrest shtëpie”
Ne videon e bërë publike vetëm një javë më parë, Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me shtetasen Alma K, dhe pas aktit flasin për një tender për qentë e rrugëve dhe autorizon nënkryetarin e bashkisë të lidhë marrëveshje me të nën emrin e Bashkisë së Kukësit.