Aktualitet

Pas deklaratave të Ramës, Ujësjellësi i Vlorës shkarkon 30 punonjës

Shkruar nga Liberale
Pas deklaratave të Ramës, Ujësjellësi i Vlorës shkarkon

Ndryshime drastike janë bërë në Ujësjellësin e Vlorës. Gjatë javës që lamë pas janë shkarkuar 30 persona.

Këto vendime janë marrë nga drejtuesja e re e institucionit Elona Hodaj, e cila duket se ka nisur një riorganizim të punonjësve në pikat përkatëse në këtë qytet.

Gjithashtu duket se këto nuk do të jenë të vetmet ndryshime.

Mësohet se priten ende lëvizje të punonjësve të cilët punojnë në pozicione të ndryshme pa kualifikimin përkatës.

Kujtojmë se Elona Hodaj ka disa ditë e zgjedhur në këtë post, ndërsa më herët ishte vetë kryeministri Edi Rama që foli për mbingarkesën dhe keqmenaxhim në këto institucione. Duket se “fshesa” ka prekur Ujësjellësin e Vlorës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH