Sport

Partizani shpallet kampion, Armand Duka: Shpresoj të përfaqësojnë denjësisht futbollin shqiptar edhe në Europë

Shkruar nga Liberale

Partizani vazhdon festën e titullit kampion, pas fitores 2-0 ndaj Teutës, fitore që e kurorëzoi në mbyllje të garës me titullin e 17-të në histori. Presidenti i FSHF-së, pasi dorëzoi trofeun, tha se shpreson që Partizani të lërë gjurmë në Europë, teksa do të marrë pjesë në Champions.

Urimet më të mira FK Partizanit për fitoren e titullit të 17-të kampion të Shqipërisë!” ka qenë mesazhi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka”.

“Në fund të një sezoni plot emocione dhe një gare të ethshme klubi kryeqytetas e preu i pari vijën e finishit”.

“Urimet shkojnë edhe për Presidentin Demi, lojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët e këtij klubi”.

“Shpresoj shumë që pas festës së merituar, drejtuesit të nisin menjëherë nga puna për t’u përgatitur sa më mirë për pjesëmarrjen në kupat e Europës e të përfaqësojnë denjësisht futbollin shqiptar”, ishte mesazhi i kreut të FSHF-së pas mbylljes së kampionatit dhe shpalljes së Partizanit kampion për herë të 17 në historinë e futbollit shqiptar.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH