Politikë

Partia Socialiste synon fitoren e Bashkisë së Beratit, zbulon emrin e kandidatit

Shkruar nga Liberale
Partia Socialiste synon fitoren e Bashkisë së Beratit, zbulon emrin e

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste të qarkut të Beratit, ka konfirmuar rikandidmin e Ervin Demos në zgjedhjet e 14 majit.

Përmes një postimi në Twitter, Çuçi shkruan se vendimi për rikonfirmimin e Demos u zhvillua në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të mbajtur këtë të shtunë.

“Në Asamblenë e Partisë Socialiste konfirmuan Ervin Demon si kandidat për zgjedhjet e 14 marsit. Besimi për një mandat të dytë është rezultat i punëve të mira që janë bërë këto 4 vite në Berat dhe garanci për vazhdimin e projekteve e investimeve që shndërrojnë këtë bashki në një qendër të rëndësishme të turizmit në vendin tonë.

Berati është një markë ndërkombëtare për vlerat që ka si pjesë e UNESCO-s, një qytet që meriton vëmendjentë posaçme e që kurrsesi ne nuk mund ta lemë në duart e atyre që as nuk dinë e as nuk duan të punojnë për të.”, shkruan Çuçi.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH