Globi

Pamje të rënda/ Gruaja i vë flakën burrit me benzinë, 50-vjeçari vdes në spital

Shkruar nga Liberale
Pamje të rënda/ Gruaja i vë flakën burrit me benzinë,

Një video që qarkullon në internet tregon momentin tronditës kur një grua i vuri zjarrin burrit të saj brenda një dyqani peshku në Rio de Zhaneiro.

Ngjarja, e cila është kapur nga pamjet e kamerave të sigurisë, ka ndodhur të hënën, më 4 dhjetor.

Viktima, i identifikuar si 50-vjeçari André Chapeta, u lye me benzinë nga gruaja e tij, Ana Maria Paixão dhe më pas i vuri flakën me një çakmak. Videoja tmerruese tregon burrin duke vrapuar nëpër dyqan ndërsa digjet i gjallë.

Si pasojë e flakëve, 50-vjeçari nuk ia doli të mbijetonte. Motivi i këtij akti të tmerrshëm mbetet i paqartë. Pas ngjarjes, Ana Maria është dërguar në komisariat, por mbetet e pakonfirmuar nëse është arrestuar.

https://youtu.be/PB5VCJVQ9A4?si=h6PtS4DS8YWckXW2

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH