Personazhe të njohur të botës së krimit janë arrestuar në kuadër të aksionit të mbrëmshëm, ku u prangosën edhe zyrtarë policie, mes tyre dhe Erzen Breçani. Burime për mediet bëjnë me dije se mes personave të arrestuar janë edhe Bujar Gërmizi e Besmir Mustati.
Germizi, i cili aktulalisht ka mbiemrin Ajeti, akuzohet për krijim kushtesh për vrasje, ndërsa është një emër i njohur në botën e krimit në Kukës. Sakaq, i shpalluri në kërkim Ervin Mata akuzohet për trafik droge, ndërsa Dedan Gjoni akuzohet për krijim kushtesh.
Theksojmë se SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, të cilat u ekzekutuan mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, ku u arrestuan zyrtarë të lartë të policisë. Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, i cili u vu në pranga në afërsi të stadiumit “Air Albania”. Ndaj tij, rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Sakaq, pas hekurave ra edhe djali i Breçanit.