Aktualitet

Olsjan Çela e nis me çështjen e tërmetit: Njerëzit presin drejtësi

Shkruar nga Liberale
Olsjan Çela e nis me çështjen e tërmetit: Njerëzit

Olsian Çela ka marrë ditën e sotme detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Në fjalimin e tij të parë si kryeprokuror, Çela shpjegoi se qëllim i këtij institucioni duhet të jetë rritja e besimit të qytetareve.

Ndër të tjera ai përmendi dhe çështjn e tërmetit, ku tha se qytetarët kërkojnë drejtësi.

"Sot vendi po përballet me një krizë të madhe për shkak të ngjarjeve të ndodhura në fund të muajit nëntor. Përgjigja që duhet të japë prokuroria në rastin konkret duhet të spikasë në raport me institucionet e reja. Sot njerëzit kërkojnë drejtësi. Sot kërkohet që të bëhen gjëra konkrete. Në këtë fatkeqësi për vendin, njerëzit presin nga ne që të vihet drejtësi në vend. Jam i bindur që do të bëjmë një punë të mirë. Çdo gjë nuk shkon vaj, ndryshimet janë pozitive. Kam besimin që vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do të jetë më e mirë”, tha Olsian Çela./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH