Globi

OBSH: Në 2022 do t’i japim fund pandemisë

Shkruar nga Liberale
OBSH: Në 2022 do t’i japim fund pandemisë

Mbretëria e Bashkuar regjistroi të mërkurën numrin më të lartë ditor të rasteve të infektimit me COVID-19, plot 78 mijë e 610 raste.

Në një konferencë shtypi, kryeministri Boris Johnson u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Ai tha se njerëzit duhet të caktojnë me kujdes prioritetet e tyre në prag të Krishtlindjes.

Ndërkohë, OBSH deklaroi se 2022-shi mund të jetë viti i fundit të pandemisë, pasi tashmë ka mjaftueshëm mjete për ta luftuar.

“2022 është viti kur mund t’i japim fund pandemisë. Kemi mjetet e duhura që mund të nxjerrin jashtë loje sëmundjen. Mund të reduktojmë fuqinë e saj, shtrimet në spital dhe njerëzit që kanë nevojë për terapi intensive. Mund ta shkëpusim vdekjen nga COVID-19 dhe të ulim përhapjen e tij,” – deklaroi Maria Van Kerkhove nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Greqia, Italia dhe një grup vendesh të tjera anëtare të Bashkimit Evropian nisën të mërkurën vaksinimin e fëmijëve të moshave nga 5 në 11 vjeç. Nisma u mor në një kohë kur qeveritë presin që varianti Omicron të përhapet me shpejtësi gjatë sezonit të fundvitit, për shkak të grumbullimeve familjare dhe udhëtimeve.

Ndërkohë, në Kroaci, por edhe shtete të tjera, qytetarë të shumtë dolën masivisht në protestë kundër vaksinimit të të miturve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH