Aktualitet

Nxënësit e helmuar në Bulqizë, policia: Njëri prej tyre hodhi...

Shkruar nga Liberale
Nxënësit e helmuar në Bulqizë, policia: Njëri prej tyre

Pesë nxënës të shkollës 9-vjeçare në Shupenzë, të Bulqizës janë helmuar sot, ndërsa sipas policisë një nxënës ka hedhur duke luajtur një sprajt ne aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Po ashtu policia njofton se ata po marrin ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën

“Më datë 24.10.2019, rreth orës 13:10, policia e Bulqizës ka marrë informacion se tek një klasë mësimi në shkollën e mesme në Shupenzë, një nxënës ka hedhur duke luajtur një sprajt ne aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në komunikatën e policisë.

Kujtojmë se një rast i ngjashëm, por me përmasa më të mëdha ndodhi dy vite më parë po te kjo shkollë ku u helmuan nga gazi i kaldajave mbi 60 nxënëses dhe mësuesja. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH