Aktualitet

"Nuk është vend demokratik kur mazhoranca fiton 90%", plas sherri mes Lubonjës dhe Hilës: Beleri, fundërrinë që e kanë futur për provokim

Shkruar nga Liberale
"Nuk është vend demokratik kur mazhoranca fiton 90%", plas

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, analisti Dritan Hila ka folur në lidhje me zgjedhjet e 14 majit dhe rezultatin e tyre, teksa është përfshirë në një debat me kolegun Fatos Lubonja.

Ai ishte duke folur për fituesin e zgjedhjeve në Himarë nga koalicioni "Bashkë Fitojmë", Fredi Belerin, i cili u la në burg, teksa tha se, e kanë futur në zgjedhje për të provokuar shqiptarët.

Ndërkohë Lubonja ka thënë se, një vend ku mazhoranca fiton 90% nuk është demokratik.

Pjesë nga debati:

Hila: Turp t’iu vijë për Belerin, Një fundërrinë që e kanë futur për të provokuar shqiptarët. Beleri nuk ka punë të thërrasë grekun. Latë nam duke e bërë kauzë Belerin.

Lubonja: Po veprohet si me njerëzit e Enver Hoxhës, me polici e drejtësi.

Hila: As grekët nuk flasin kështu si ju. Po ngaqë nuk keni argumenta…

Lubonja: Mos më fol mua ashtu, ti ke qenë ministër, unë jam gazetar.

Hila: Unë kam qenë zëvendës ministër dhe kam dhënë dorëheqjen. Juve është shenjë respekti në gjuhën shqipe. Ti përmende vjedhjen e votave të Belerit.

Lubonja: E dallon dot fjalën argument nga fjala fakt?

Hila: Argumenti bazohet në fakte. Po të isha opozitë serioze do i futesha analizës. Edi Rama ka fituar se opozita është copë-copë.

Lubonja: Pse deformon fjalët e mia? Kjo është fyerje e intelektit. Nuk është vend demokratik ku mazhoranca fiton 90%.

Hila: Edi Rama fiton se ka një opozitë të dobët e cila merret me vjedhjen e votave dhe manipulimit kur problemi janë figurat e vjetra politike të cilat nuk votohen nga qytetarët. Kur vjen dhe SHBA e të flet dhe ti thua Rama më vjedh votat, je duke gjetur alibi që ta paraqesësh Berishën në 2025 si frymë të re.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH