Aktualitet

“Një vend djallëzor në Evropë”, Rama flet pas deklaratës së Khameneit

Shkruar nga Liberale
“Një vend djallëzor në Evropë”, Rama flet pas

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në OSBE, ku Shqipëria mori kryesimin, ka përmendur edhe deklaratën e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, që e cilësoi Shqipërinë " vend djallëzor"

Teksa prezantoi programin dhe përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Rama tha se siguria e përbashkët është e rëndësishme dhe po punohet fort nga diplomatët  dhe ekipi kryesues i Shqipërisë.

Duke qenë se shumë prej sfidave e mundësive vijnë prej përtej rajonit të OSBE na duhet të përforcojmë platformat e dialogut me partnerët aziatikë e mesdhetarë për bashkëpunim.

Situata aktuale në brigjet Jugore është një shembull se sa ngushtë e ndërlidhur është siguria jonë e përbashkët. E meqë ra fjala po flas në emër të një vendi që dje u përcaktua si një vend djallëzor në mes të Evropës nga autoriteti i lartë i regjimit totalitar të Teheranit.

Programet tona të hartuara pas bisedimeve në kryeqytet e Vjenë do mbeteshin vetëm në letër pa përbërësin me të rëndësishëm, ekipin kryesues të Shqiperise në Tiranë e këtu në Vjenë.

Kemi angazhuar diplomatë e profesionistë, një ekip të talentuar e shumëkombësh ndërtuar edhe falë mbështetjes të shumë vendeve partnere që i falenderoj nga zemra.

Detyra e tyre e vështirë do jetë të arrijnë konsensues duke punuar krahë për krahë me ekipin e sekretaritatit dhe institucioneve autonome”, tha Kryeministri.

Lideri iranian, Ali Khamenei, një ditë më parë deklaroi se një ‘vend djallëzor në Europë që ka bërë komplot me SHBA kundër Iranit’ , duke iu referuar kështu vendit tonë, por pa përmendur emrin./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH