Kushi ka uruar në rrjetet sociale nxënësit që çelin sot vitin e ri shkollor.
Përmes një video ku shihen nxënës të ndryshëm duke kënduar himnin e flamurit, ajo shprehet se ky himn do vazhdojë të këndohet nga të gjitha shkollat çdo ditë të hëne.
“Me himnin e flamur, i kënduar sot nga të gjithë studentët në mbarë vendin, për të çelur vitin e ri shkollor dhe do të vazhdojë të këndohet çdo të hënë në të gjitha tona shkolla, ju uroj suksese dhe një vit të mbarë”, shkruan Kushi.