Brenda ambienteve të “Air Albania” ka nisur dita e dytë e vaksinimit me 60 epidemiologë në Tiranë, Durrës, Krujë e Kavajë për të vijuar sërish pastaj me stafet e spitaleve Covid dhe sipas shefes së ISHP-së Silva Bino shumë shpejt do të nisë edhe vaksinimi i të moshuarve.
Ministrja Manastirliu gjithashtu shtoi se vaksinimi do të jetë i kombinuar mes personelit mjekësor dhe të moshuarve në ditët në vijim.
Silva Bino: Nuk kemi asnjë dozë të humbur, pra çdo flakon që hapet duhet të përdoret brenda 2 orësh këtu. Ne mund të vaksinojmë deri në 600 veta brenda ditës. Shumë shpejt nisim edhe me të moshuarit.
Rama: Kur nis me të moshuarit?
Manastirliu: Do jetë i kombinuar mes tyre dhe stafeve në ditët në vijim.
Rama përshëndet epidemiologët: Si jeni? Mos u trembni Më conin mesazhe dje, më thoshin hë si je? A je mirë? Mirë, unë./Gazeta Liberale