Aktualitet

“Mos u ngopshi”/ Arlind Qori proteston para Kuvendit kundër vendimit për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat

Shkruar nga Liberale
“Mos u ngopshi”/ Arlind Qori proteston para Kuvendit kundër

Teksa parlamenti miraton sot projektligjin që rrit rrogat e ministrave dhe deputetëve, Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori është mbledhur para parlamentit për të protestuar kundër këtij ligji.

Protestuesit mbajnë në duar një pankartë “Mos u ngopshi”, teksa kanë hedhur dhe para false në tokë.

Parlamenti pritet të miratojë sot dy projektligje, që janë pjesë e reformës së pagave. Bëhet fjalë për rritjen e pagave të të gjithë administratës publike, ku në total do të përfitojnë 130 mijë punonjës.

Pagat do të rriten gjate këtij viti dhe vitit të ardhshëm, ku parashikohet që rroga mesatare të arrijë në 900 euro.

Bashkë me administratën do të rriten dhe pagat e deputeteve dhe ministrave. Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat në komision për rritjen e tyre, ndërkohë që reforma ka një kosto totale prej 39 miliard lekësh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH