Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi, ku një burrë vrau 3 fëmijët e tij dhe ish-gruan duke i djegur të gjallë në makinë, të cilën e kishte lyer me benzinë.
Nëna 31 vjeçare Hannah Baxter, fillimisht i mbijetoi ferrit, ku u vranë në mënyrë të tmerrshme fëmijët Aaliyah, gjashtë vjeçe, Laianah, katër e Trey, tre vjeç.
Ajo u dërgua në spitalin e Brisbane me djegie aq të rënda saqë dëshmitaret thonin se lëkura i binte nga trupi teksa ulërinte në agoni. Por pasdite gjendja e saj u përkeqësua deri u shpall e vdekur në mbrëmje.
Autori i masakrës është, Rowan Charles Baxter, i cili vrau veten me thikë pranë makinës së masakrës që sapo kishte kryer.
42-vjeçari ka qenë lojtar profesionist regbie dhe i kishte vënë flakën makinës sapo gruaja me të cilën ishte ndarë, i kishte vendosur fëmijët për t’i dërguar në shkollë.
Çifti ishin ndarë dy muaj më parë dhe raportohet se gjendeshin në një betejë të ashpër për kujdestarinë e fëmijëve./Gazeta Liberale
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1124769,1124770,1124771,1124772"]