Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Greqi, përdhunohet një grua shqiptare

Shkruar nga Liberale

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Sipas mediave greke, një sanitare shqiptare, mbi të 50-at, është përdhunuar për orë të tëra.

Ajo ka rrëfyer përpara hetuesve, se ishte duke pastruar një pallat në Petralona, zonë qendrore e Athinës, kur një shtetas bullgar, e ka tërhequr me dhunë në apartamentin e tij dhe e ka përdhunuar, nga ora 8:00 e mëngjesit të së shtunës, deri në orën 17:00, kur ajo ka arritur të dalë në ballkon e të thërrasë për ndihmë.

Banorë dhe kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas raportimeve, abuzuesi është arrestuar prej efektivëve disa orë më vonë.

Në lidhje me rastin, mbrëmjen e djeshme, rrugët e kryeqytetit grek janë mbushur nga aktivistë për mbrojtjen e grave, të cilët protestuan në lidhje me përdhunimin e 51-vjeçares shqiptare.

 

Kujtojmë se ky lajm vjen vetëm disa ditë pas pranimit të krimit të pilotit 33-vjeçar, Babis, i cili pranoi se ishte pikërisht ai vrasësi i 20-vjeçares Caroline, bashkëshortes së tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH