Aktualitet

Nga Basha te Veliaj, personalitetet që do të ruhen nga Garda e Republikës

Shkruar nga Liberale
Nga Basha te Veliaj, personalitetet që do të ruhen nga Garda e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por edhe kryebashkiaku Erion Veliaj tashmë do të ruhen nga Garda e Republikës.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, me propozim të ministrit të Brendshme, është vendosur për personalitetet që do të ruhen nga Garda.

Mes tyre janë edhe Prokurori i Përgjithshëm, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Drejtori i SHISH, kryetari i partisë më të madhe të mazhorancës, të gjithë anëtarët e Këshillit të Ministrave.

Lista e personaliteteve që të ruhet nga Garda e Republikës

1. Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron edhe këto personalitete:

a) Prokurorin e Përgjithshëm;

b) Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit;

c) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;

ç) Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare;

d) Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare;

dh) Anëtarët e Këshillit të Ministrave;

e) Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë;

ë) Kryetarin e Bashkisë së Tiranës;

f) Inspektorin e Lartë të Drejtësisë;

g) Kryetarët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;

gj) Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;

h) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian;

i) Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve;

j) Kryetarin e komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerët Publikë, vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;

k) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri;

l) Pjesëtarët e familjeve, si: bashkëshorti, bashkëshortja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeç të Presidentit, të kryetarit të Kuvendit e të Kryeministrit, kur ka informacione nga strukturat ligjzbatuese se kërcënohet jeta e tyre.

Po ashtu, Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron banesat ku jetojnë apo akomodohen dhe objektet ku ushtrojnë veprimtarinë edhe këto personalitete:

a) Banesat e:

i. Zëvendëskryeministrit;

ii. ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë;

iii. drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit;

iv. prokurorit të Përgjithshëm;

v. ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

b) Objektet ku ushtrojnë veprimtarinë:

i. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;

ii. Prokuroria e Përgjithshme.

c) Objektet ku zhvillojnë veprimtarinë dhe akomodohen personalitetet shtetërore, konkretisht:

i. Në Tiranë: vila nr.4, vila nr.30, vila nr.31, Pallati i Brigadave;

ii. Në Dajt: vila nr.1, vila nr.2;

iii. Në Durrës: vila nr.6, vila nr.13, vila nr.20, vila nr.23,vila nr.29;

iv. Në Vlorë: vila nr.1,vila nr.2, vila nr.6, vila nr.9; vila Dhërmi;

v. Në Pogradec: vila nr.2, vila nr.3, vila nr.4, vila nr.5;

vi. Në Shkodër: vila Velipojë.

ç) Objekte të tjera:

i. Në Tiranë: Parku i Delegacioneve, Parku i Kryesisë së Kuvendit; Klinika qeveritare;

ii. Në Kërrabë: vendkomanda e përgjithshme, për kohë të veçantë;

iii. Në Linzë: objektet, ku ruhen e mbrohen rezervat, për kohë të veçantë;

iv. Në Dajt: vendkomanda e përgjithshme, për kohë të veçantë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH