Aktualitet

Nëna lehonë pas lirimit tregon dhunën e familjarëve të ish-burrit: Më iku gjiri

Shkruar nga Liberale
Nëna lehonë pas lirimit tregon dhunën e familjarëve të

Diana Bahçja, nëna lehonë e cila u arrestua duke lënë foshnjën rrëfehet pas lirimit nga burgu. Ajo tregoi se nga stresi i situatës së krijuar i ka ikur gjiri.

25-vjeçarja tha se në shtëpinë e bashkëshortit të parë është dhunuar nga vjehrri dhe vjehrra dhe ata e kanë përzënë nga shtëpia, duke e ndarë nga vajza e saj dhe më pas duke e akuzuar për braktisjen e fëmijës, gjë që u bë shkak për arrestimin e saj, sapo lindi fëmijën e dytë nga martesa tjetër.

“Me ish-bashkëshortin kisha marrëdhënie të mirë, por jo më familjen e tij. Për Zotin, nuk e di pse më përzunë, thjesht më kanë nxjerrë jashtë kur kisha vajzën 8 muajshe, se kam kuptuar fare. Kam qenë 17 vjeç kur jam martuar dhe ndikoi familja. Ai ishte jashtë shtetit me punë. Unë jetoja me prindërit e ish-bashkëshortit,” – u shpreh Diana e cila tregoi se për vajzën që ka nga kjo martesë nuk ka asnjë lloj informacioni” tha ajo në një intervistë për “Review” në Euronews Albania.

Ajo tregoi se ish-burri është martuar dhe ka fëmijë nga martesa e re, njësoj si Diana e cila është bërë me djalë.

Gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar në 50 ditë burg. Arsyeja e gjobës është braktisja e fëmijës që Diana ka nga martesa e parë.

Anton Kosteri, avokati që është marrë me çështjen e Diana Bahçjas tha se 25-vjeçarja u denoncua nga ish-vjehrri.

“Ne kemi arritur të gjejmë vetëm 2 vendime të gjykatës. Vendimin e vitit 2020 që e ka dënuar me gjobë fillimisht për veprën penale të braktisjes së fëmijës së mitur dhe më pas vendimin e konvertimit. Ajo është denoncuar në datën 9 qershor të vitit 2017 në komisariatin e policisë Mat. Aty ka filluar procesi, e ka denoncuar konkretisht, ish-vjehrri i cili ka pretenduar që Diana është larguar nga banesa në mënyrë të papritur dhe ka lënë fëmijën e mitur 8 muajsh. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe ish-vjehrra e më pas është konfirmuar dhe nga ish-bashkëshorti, që në fakt në momentin kur pretendohet se Diana është larguar nga banesa, ai nuk ka qenë në Shqipëri, por në emigrim në Greqi për arsye ekonomike,” – u shpreh avokati.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH