Aktualitet

Negociatat/ Soreca citon Macron dhe flet për kushtet e vendosura

Shkruar nga Liberale
Negociatat/ Soreca citon Macron dhe flet për kushtet e vendosura

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca duke sjellë deklaratat e Macron u shpreh i gatshëm për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, nëse implementohen kushtet e vendosura nga Europa.

“Është diskutuar shumë këto vite në Bruksel dhe në nivel të lartë se shumë njerëz kanë zbuluar vlerat në termat e sigurisë, duke qenë edhe më shumë të përfshirë. Nënvizoj atë që ka thënë Macron, nëse zbatoni implementoni kushtet që ka thënë BE unë jam gati të hap negociatat. Një nga këto kushte është Reforma në Drejtësi, forcimi i kufijve pra reforma territoriale. Reforma në Drejtësi do të japë rezultate disa muaj më vonë kur të implementohet si paketë e plotë”, tha Soreca. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH