Aktualitet

Ndryshimet brenda partisë/ Gjiknuri: Riorganizim më i mirë, jo për të ulur ose ngritur dikë

Shkruar nga Liberale
Ndryshimet brenda partisë/ Gjiknuri: Riorganizim më i mirë, jo

Pas mbledhjes së PS-së, në një prononcim për media Gjiknuri ka thënë se puna e PS do të fokusohet tek analiza postzgjedhore dhe ristrukturimi i partisë.

Ai garantoi se me fillimin e vitit 2022 PS do të ketë një statut dhe riorganizim të ri.

"Do të ndërtohet një proces, analizat postzgjedhor dhe për të ristrukturuar partinë për të përballuar sfidën. Mandati i tretë është gjithmonë i vështirë, qeverisja ka koston e saj dhe puna ku duhet të bazohet PS dhe angazhimi do të jetë garanci që kjo parti të mbetet parti lider në politikë bërjen.

Qëllimi i afatit është përmbyllja e analizave të Kongresit në qershor, njëkohësisht doi vlejë gjithë ekipit të PS për projeksionin e ri, është afat i mjaftueshëm dhe për të dalë me një platformë që do vite për tu implementuar. Partitë përballimin e tyre apo testimin e aftësive e kanë kur vijnë zgjedhjet, do të kemi brenda 2 vjetësh zgjedhje, dhe pas 4 vitesh. Është koha e mjaftueshme për të testuar organizimin e ri.

Do të zgjasë deri në fund të vitit, fillimi i vitit do e gjejë PS edhe me një statut të ri dhe organizim të ri. Sfidat që kërkon mandati i tretë, e ka thënë dhe Rama, është i vështirë, PS ka eksperiencë. Duhet të reflektojmë. Ka dhe probleme që duhet të reflektojmë.

Nuk e di pakënaqësinë. Brenda një organizate ka dhe pritshmëri të ndryshme. Janë gjëra të një prcesi që do të vazhdojë e do të fashitet rrugës. Nuk shoh ndonjë problem.”, tha Gjiknuri.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH