“Covid-19 shuan mësues Gjonin”, gazetari nxjerr foton, dedikim prekës për 55-vjeçarin
Mësuesi 55-vjeçar i Rrëshenit, Gjon Kola, humbi betejën me koronavirusin pas dhjetë ditësh i shtruar në spital.
Miku i tij, gazetari Gjergj Marku ka publikuar foton dhe një dedikim prekës në rrjetet sociale.
"Mesuesi Gjon Kola nuk arriti t’ia dale luftes ndaj Covid-19, qe e kishte zene prej disa kohesh. Ai nderroi jete ne spitalin infektiv ne Tirane, duke lene ne pikellim familjen e tij te dashur, te aferm, kolege dhe miq te panumert”, shkruan ndër të tjera gazetari.