Showbiz

Naomi Campbell rrëfen historinë e varësisë ndaj drogës: Gati po vrisja veten

Shkruar nga Liberale
Naomi Campbell rrëfen historinë e varësisë ndaj drogës:

Modelja e famshme Naomi Campbell ka rrëfyer së fundmi se varësia nga droga, gati sa nuk i ka marrë jetën kur ajo ishte në kulmin e karrierës së saj, në vitet 90.

Ajo ka thënë gjatë një interviste “The Super Models”, se ka abuzuar me substancat narkotike. Modelja  ka treguar gjithashtu se iu kthye kokainës për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe vdekjen e mikut të saj të ngushtë ngushtë, stilistit italian Gianni Versace.

“Mendoj se kur nisa ta përdorja, gjëja që doja të fshihja ishte dhimbja. Ti mendon se varësia do të të shërojë plagën, por nuk ndodh. Mund të të shkaktojë shumë frikë dhe ankth. Kështu, u acarova shumë.”- ka thënë  modelja.

Ikona e modës tha se bota e saj u trondit kur Versace u vra jashtë shtëpisë së tij në Miami Beach në vitin 1997.

“Ai më motivonte që të dilja dhe të shkoja më tej, kur mendoja se nuk mund ta bëja, ndaj, kur ai vdiq, dhimbja u bë shumë e keqe”, është shprehur Campbell.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH