Kronikë

''Naim Murseli është thyer para policisë”/ Milaim Zeka flet për vrasjen e Liridonës: Do dalin gjëra të rënda brenda familjes

Shkruar nga Liberale
''Naim Murseli është thyer para policisë”/ Milaim

Gazetari Milaim Zeka tha se Naim Murseli tashmë është thyer nga policia dhe do të dalin në dritë gjëra shumë të rënda.

Sipas gazetarit një person i cili është i aftë që me gjakftohtësi të organizojë vrasjen e gruas në sy të fëmijëve të tij, është tipi i personazhit që do të thyet para policisë.

Zeka theksoi se motivi i vrasjes ka për të dalë, ndërsa shtoi se paratë nuk mund të jenë kurrsesi motivi për këtë ngjarje makabër.

“Unë jam shumë, shumë i bindur që policia e Kosovës dhe prokuroria do të arrijnë ta zbulojnë motivin, pasi karakteri i një njeriu të tillë, që organizon vrasjen e gruas në prezencë të fëmijëve, se ndodh që e kanë vrarë gruan aksidentalisht, e personazhe të tillë bëjnë edhe vetëvrasje, por ta organizosh vrasjen të tillë, ti e ke mirëmendruar.

Që të organizosh vrasjen e gruas në sy të fëmijëve, ti duhet të jesh një vrasës i tmerrshëm. Ky njeri tashmë është thyer para policisë, pasi e ka pranuar të gjithë organizimin, por do dalin gjëra shumë të rënda nga hetimet.

Do dalin gjëra të rënda nga hetimet, do dalin gjëra të rënda brenda familjes. Por një gjë e them me përgjegjësi, paratë nuk janë motivi”,-tha Milaim Zeka në një intervistë për Euronews Albania.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH