Aktualitet

Moti në fundjavë me shi!

Shkruar nga Liberale
Moti në fundjavë me shi!

Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit edhe këtë fundjavë. Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominojnë orët e para të së shtunës, por mesdita sjell zhvillim të vranësirave duke krijuar mundësinë për momente të shkurtra me pika shiu në skajin verior.

Pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në zonën e ulët dhe bregdet, ndërsa vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por mesdita ruan vlera konstante duke luhatur vlerat ditore nga 6°C zonat malore deri në 27°C, në zonat e ulëta.

Të dielën do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi vendin tonë, ku veriu dhe pjesërisht zonat qendrore paraqiten me vranësira të dendura dhe shira të izoluara e të pakta.

Ndërsa mbrëmja sjell përmirësim gradual të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por vranësirat mbeten të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 7°C deri në 25°C.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH