Moti i keq ka përfshirë sot të gjithë territorin e vendit tonë, duke sjellë reshje të dendura shiu, si dhe reshje dëbore në disa qarqe të vendit.
Si pasojë janë njoftuar masat e marra gjatë datave 25 dhe 26 nëntor, pra sot dhe nesër. Dallgët nē bregdetin e Vlorës arrijnë deri në 300 metra.
Është ndaluar dhënia e leje – nisjes, duke filluar që sot në orën 12:00 për mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marrjen e masave të sigurisë.
Gjithashtu mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë kujdes.
Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 25-26.11.2023.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve, mbasi do të përmirësohen kushtet hidrometeorologjike.