Aktualitet

MOTI I DITËS: Vranësira të dendura, në orët e pasdites priten rrebeshe

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS: Vranësira të dendura, në orët e pasdites

Vendi ynë gjatë orëve të paradites do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë zhvillim të tyre duke sjellë reshje të përkohshme shiu.

Gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesnë më të madhe të vendit. Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të mbetet me vranësira dhe shira, ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gjatë orëve të mëngjesit por do të ulen ndjeshëm në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 25°C.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH