Aktualitet

MOTI I DITËS, termometri shkon sot 42 gradë Celcius

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS, termometri shkon sot 42 gradë Celcius

I nxehti afrikan do të sjellë në vendin tonë sërish mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë.

Temperaturat do të jenë ekstremisht të larta në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet serish në 42 gradë C.

Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 21°C deri në 41°C.

Era do te fryjë e lehtë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi Perëndimore, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH