Dy shtete në një luftë për më shumë se një viti, kanë zgjedhur që këtë të martë të sulmojnë kryeqytetet e njëra-tjetrës më dronë “kamikazë.”
Sulmet kanë nisur nga Rusia e cila goditi Kievin në orët e para të mëngjesi. “Kryeqyteti i Ukrainës u sulmua me “rreth 20” drone Shahed të prodhuar nga Irani” raportoi Gulliver Cragg i FRANCE 24 nga Kievi. .
“Sigurisht që mund t’i dëgjoja; kjo është hera e parë që personalisht kam dëgjuar zërin e këtyre dronëve, të cilët përshkruhen gjithmonë si “motoçikleta fluturuese” nga ukrainasit. […] Ajo që ne mund të dëgjonim kryesisht ishte zhurma e shpërthimet e sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase që gjuanin këta dronë, “vazhdoi Cragg.
Pas sulmit të beftë të rusëve, u kundërpërgjigjën dhe ukrainasit. Kryeqyteti rus u shënjestrua nga një sulm i rrallë me dron të martën në mëngjes, duke shkaktuar dëme “të vogla” në ndërtesa dhe pa viktima, tha kryebashkiaku i qytetit.
“Këtë mëngjes, në agim, një sulm me dron shkaktoi dëme të vogla në disa ndërtesa. Të gjitha shërbimet e urgjencës së qytetit janë në vendngjarje […] Askush nuk është lënduar rëndë deri më tani,” tha kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin.
Moska, e vendosur më shumë se 1000 kilometra (620 milje) nga Ukraina, rrallë herë është shënjestruar nga sulmet me dron që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, edhe pse sulme të tilla janë bërë më të zakonshme diku tjetër në Rusi.
Imazhet e postuara në rrjetet sociale treguan shtëllunga tymi në qiell dhe dritare të thyera.
/Përshtati dhe përgatiti Liberale.al/