Aktualitet

Moshat e treta "pushtojnë" aplikacionin kinez/ Sali Berisha si Berlusconi, hap një llogari të re në Tik Tok

Shkruar nga Liberale
Moshat e treta "pushtojnë" aplikacionin kinez/ Sali Berisha si

Kreu i “Rithemelimit”, Sali Berisha i është bashkuar “TikTok-ut”, i cili tashmë është bërë një trend për të rinjtë. Ai u është drejtuar atyre me një mesazh, ndërsa është shprehur se teknologjia mbetet një pasion i tij.

“Mirëdita! Një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar në TikTok. Ja entuziast se sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali që jep përparim të shpejtë. E vërteta është se, ka qenë një pasion dhe mbetet gjithnjë i imi teknologjia”, shprehet Berisha në video.

https://www.tiktok.com/@prof.dr.saliberisha/video/7153953921214549254?embed_source=null_null_null&is_copy_url=1&is_from_webapp=v1&refer=embed&referer_url=www.voxnews.al%2Fpolitike%2Fsali-berisha-kopjon-silvio-berluskoni-hap-llogari-ne-tik-tok-teknologji-i22018&referer_video_id=7153953921214549254

Sipas Berishës, bota është në prag të një revolucioni teknologjik, ndërsa shtoi se në vend nuk mungojnë profesionistët, por mungon lidershipi. Përveç së tjerash, nëpërmjet videos, në “TikTok”, Berisha tha se, të rinjtë kanë mundësi ta kthejnë vendin në një “Silicon Valley” të Europës.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, hapi një llogari në TikTok, si një strategji për t’ju afruar të rinjve në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.

Duke qenë se Italia e ka ulur moshën e personave që mund të votojnë, Don Silvio ka zgjedhur aplikacionin e preferuar të të rinjve për t’ju gjendur sa më pranë dhe me shpresë që mund t’jua “rrëmbejë” votat.

Kjo duket se është 'kopjuar' edhe nga ish-kryeministri Berisha, i cili po ndjek rrugën e Berluskonit me kthimin e tij në politikë./ Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH