Dy gra kanë rënë në pranga, të akuzuara se kanë marrë peng një 46-vjeçare. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë identifikuar autoret e ngjarjes dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autoret e dyshuara, shtetaset A. Q., 40 vjeçe, banuese në Kamëz, dhe E. L., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, më datë 12.10.2023, në rrugën “Egnatia”, kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe kanë kanosur një 46-vjeçare, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.