Aktualitet

Mjeku shqiptar i zbulon pacientit zemrën në krahun e djathtë

Shkruar nga Liberale
Mjeku shqiptar i zbulon pacientit zemrën në krahun e djathtë

Rasti është zbuluar nga kardiokirurgu i njohur shqiptar, Kristo Papa i cili punon në Londër.

Një pacient shqiptar është paraqitur në një spital të Londrës me disa ankesa shëndetësore, ndërsa është zbuluar se zemrën e kishte në krahun e djathtë si dhe organet e tjera të trupit kanë qenë të vendosura në të kundërt.

Sipas doktorit, pacienti i cili është i moshës 29-vjeçare është konstatuar me Destrocardia dhe Inversione të organeve të barkut nga e majta, shkruan “Ora news”.

Ky është ndër rastet e rralla në botë ndërkohë që për të riun kanë nisur shqetësimet e para Shëndetësore.

Sipas doktorit Papa, në të gjithë botën mund të jenë vetëm 5 raste njerëzish që kanë këtë lloj anomalie trupore. Papa është shprehur se do ta ndjekë hap pas hapi rastin e të riut i cili aktualisht vijon normalisht punën e tij.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH