Aktualitet

Mjeku Apostol Vaso: Koronavirusi është sfidë, jo luftë!

Shkruar nga Liberale
Mjeku Apostol Vaso: Koronavirusi është sfidë, jo luftë!

Mjeku anestezist reanimator, Apostol Vaso, në një komunikim me Skype në News 24 u shpreh kundër propagandës së përdorur, duke marrë si shembull Italinë dhe vdekjet atje, duke iu treguar njerëzve arkivolat me trupat e të vdekurve.

“Kjo është një mënyrë e gabuar për të arritur atje ku duhet. Kur është sfidë ka të bëjë me moralin me vetëveten, po të ishte konceptuar si sfidë në rrugë s’do kishim ushtarë, por studentë të mjekësisë, infermierisë, psikologjisë duke na dhënë informacion për virusin”.

Po ashtu ai u shpreh se: "Nëse ne themi që epidemia është luftë, kush mban këtë këndvështrim është i nxituar. Lufta ka të bëjë me dicka krejt tjetër, ka të bëjë me një armik që cënon familjen dhe të ardhmen, ndërkohë që epidemia nuk është një armik i tillë, por është një sfidë nga e cila njerëzimi do ketë vazhdimisht të tilla. Të gjitha llojet e epidemive marrin jetë, këtë duhet të kuptoni. Ne duhet t’i sqarojmë njerëzit se vdekshmëria që kemi sot nga COVID nuk është më e madhe se ato që shkaktojmë tramuat apo edhe gripi”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH