Sociale

Mjekja apel vajzave: Kujdes me produktet kozmetike, janë rrezik për kancerin e mitrës

Shkruar nga Liberale
Mjekja apel vajzave: Kujdes me produktet kozmetike, janë rrezik për

Shpesh herë është folur pë rrezikun që vjen nga produktet kozmetike. Por një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga toksiologia e QSUT-së, Esmeralda Thoma, e cila ka deklaruar se produktet kozmetike janë të rrezikshme për kancerin e mitrs apo vezoreve.

Sipas mjekes, më këtë rrezik mund të përballen vajzat që kanë përdorur produkte kozmetike që në moshë të vogël.

“Produktet kozmetike përmbajnë metale të rënda të cilat janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve e sidomos për shëndetin e fëmijës. Është vënë re se pas një periudhe disa vjeçare fëmijët ose femrat që kanë filluar përdorimin e produkteve kozmetike që në fëmijëri kanë rrezik dy herë më të madh për zhvillimin e kancerit të mitrës apo të vezoreve që krahasuar me femrat e tjera nuk kanë vendosur produkte kozmetike. Produktet kozmetike janë të rrezikshme dhe për ne femrat e rritura”- tha ajo.

Po ashtu ajo ka folur edhe për rrezikun nga detergjentët dhe aromatizuesit e rrobave.

“Të gjitha produktet që bien në kontakt me lëkurën kanë rrezikshmëri dhe kthehen në lëndë toksike. Edhe ilaçi i rrobave, edhe aromatiku. Të gjitha janë lëndë toksike. Kur veshim rrobat këto produkte përthithen mirë nga lëkura dhe kthehen në lëndë toksike”-u shpreh mjekja.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH