Aktualitet

Mjekët e spitalit të Traumës: Arjan Konomi në gjendje të rëndë

Shkruar nga Liberale
Mjekët e spitalit të Traumës: Arjan Konomi në gjendje

Pavarësisht se kanë kaluar 3 ditë, çifti që u përplas në Rrugën e Kavajës, ende nuk ka arritur të rikuperohet nga ana shëndetësore.

Sipas Klan News, Arjan Konomi, i cili u përplas nga makina taksa po kalonte në vijat e bardha së bashku me bashkëshorten e tij Vilma Konomin dhe vajzën e tyre 3-muajshe, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ndodhet nën mjekim intensiv.

Gruaja e tij Vilma Konomi ndodhet në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka kaluar në trajtim intesiv. Të dy janë në gjendje të vetëdijshme, por janë me dëmtime të shumta traumatike.

Arjan Konomi është Drejtor i Sportit në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Vilma është mjeke pediatre në Kombinat. Ata janë bërë prindër pas 20 vitesh.

Ndërkohë, shoferi i automjetit ka mbetur në burg. Ai deklaroi para gjykatës se nuk i kishin mbajtur frenat për ndalimin e automjetit, pas ndezjes së semaforit me dritën e kuqe. Ndërkohë policia i ka hequr patentën për një periudhë 2 vjeçare, si dhe e ka gjobitur me 1 mln lekë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH