Politikë

Miratohet projektbuxheti për vitin 2023, Ibrahimaj: Nuk kemi ende një datë për miratimin e amnistisë fiskale

Shkruar nga Liberale
Miratohet projektbuxheti për vitin 2023, Ibrahimaj: Nuk kemi ende një

Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur se një ndër vendimet që u mor në këtë mbledhje ishte dhe miratimi i projektbuxhetit për vitin 2023, ku theksoi se fokusi do të jetë për përballimin e krizën energjetike.

Delina Ibrahimaj: Projektbuxheti do ju prezantohet në detaje në javët në vijim se çfarë parashikon. Ky buxhet do të vijojë të mbështesë mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe gjithashtu do të vijojë të mbështesë shtresat në nevojë për të afektuar sa më pak buxhetet.

Përsa i përket amnistisë fiskale, ministrja Ibrahimaj tha se ende nuk ka një datë për miratimin e këtij ligji, teksa shtoi se është akoma në konsultim publik me të gjitha palët e interesit.

Delina Ibrahimaj: Amnistia fiskale është një ligj i veçantë që nuk është parashikuar në projektbuxhetin që sapo miratuam, është një konsultim publik me të gjithë palët e interesit dhe nuk kemi ende një datë për miratimin e këtij ligji. Ne po punojmë për hartimin e të gjithë akteve.

Ministrja Ibrahimaj dha disa detaje në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga Presidenti Bajram Begaj.

Delina Ibrahimaj: Është roil i Presidentit të Republikës që të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, diskutuam për çështjet e momentit të sigurisë kibernetike çdo institucion për masat që do të merren për parandalimin e atyre sulmeve që mund të vijnë në të ardhmen. /Liberale.al

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH