Showbiz

Miqësitë ndryshojnë me kalimin e moshës, 3 gjërat që duhet të keni parasysh për miqtë tuaj

Shkruar nga Liberale
Miqësitë ndryshojnë me kalimin e moshës, 3 gjërat

Miqtë janë një pjesë e vlefshme, dhe shumë shpesh e nënvlerësuar, e rrjetit tonë social. Në fillim të jetës sonë shoqërore ato kanë një ndikim të madh në përditshmërinë tonë. Ata ulen pranë nesh në tavolinë, ndajnë sekretet e tyre me ne dhe ne me ta.

Me kalimin e viteve, natyrisht, natyra e miqësive tona ndryshon në mënyra të ndryshme. Ne rritemi, gjejmë punë, ndryshojmë qytete ose shtete të banimit, krijojmë familje. Shumë nga miqtë tanë mbeten po aq të rëndësishëm në jetën tonë, megjithëse marrëdhënia jonë me ta tani është pak më ndryshe.

Tre faktorë që ndikojnë në miqësitë tona ndërsa rritemi:

Objektivat ndryshojnë

Në faza të ndryshme të jetës synimet dhe aspiratat tona janë gjithashtu të ndryshme. Shpesh, këto synime vendosen përmes një kombinimi të ndikimeve nga mjedisi i familjes, miqve dhe interesave tuaja. Për shembull, në të 20-at mund të synoni të keni sukses në karrierën tuaj. Më vonë për të krijuar familje ose për të kontribuar në shoqëri.

Qëllimet që vendosni çdo herë ndikojnë në miqësitë tuaja. Në fakt, kryesisht miqtë tuaj më të ngushtë janë ata që kanë të njëjtat qëllime ose të ngjashme me ju, dhe kjo për shkak se ju keni pothuajse të njëjtat nivele të disponueshmërisë. E njëjta gjë është e vërtetë kur kaloni në një fazë të re të jetës suaj. Për shembull, kur martoheni dhe krijoni një familje, prioritetet tuaja ndryshojnë, duke bërë që të kaloni më pak kohë me miqtë tuaj beqarë ose pa fëmijë. Në përgjithësi, mbani mend se në çdo fazë të jetës tuaj miqtë tuaj më të ngushtë janë - me shumë mundësi - ata me të cilët ndani interesa, detyra dhe qëllime të përbashkëta.

Ruajtja dhe krijimi i miqësisë

Ndërsa rritemi, mund të bëhet më e vështirë të bëjmë miq. Me rritjen e përgjegjësive tuaja, pakësohet koha e lirë që keni për t'u shoqëruar dhe për të bërë miq. Kjo është arsyeja pse me kalimin e viteve, njerëzit e rinj që "hyjnë" në rrethin tuaj shoqëror si miq janë shumë më pak se në vitet e adoleshencës.

Megjithatë, miqësitë që keni bërë në fëmijërinë dhe adoleshencën tuaj zgjasin më shumë, pasi tani miqtë tuaj ju njohin dhe ju i njihni prej shumë vitesh. Miqësitë që krijoni si të rritur gjithashtu kanë tendencë të zgjasin më gjatë - ose të paktën për aq kohë sa angazhoheni në një aktivitet - pasi ata janë njerëz që i njihni në punë dhe në aktivitetet që ju pëlqejnë.

Vitet e miqësisë nuk duken

Një nga ndryshimet më emocionuese që ndodh në miqësi ndërsa rriteni është se diapazoni i moshës së njerëzve që njihni rritet. Si fëmijë shoqërohesh më shumë me fëmijët. Si të rinjtë e njëjta gjë. Megjithatë, më vonë në jetë, këto dallime zbehen e bëhen të parëndësishme përballë interesave të përbashkëta që ndani me njerëzit që i konsideroni miq.

Si rezultat, ju mund ta gjeni veten me një numër të caktuar miqsh që janë shumë më të vjetër ose më të rinj se ju. Këto miqësi janë të çmuara. Nëse je më i madhi, freskia e të rinjve të ndihmon të qëndrosh “i freskët”, ndërsa nëse je më i riu, mençuria e të moshuarve të ndihmon të fitosh mësime të vlefshme jete./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH